E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së uron Kryetaren e Kuvendit. De Puig: Lidershipi Juaj do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës.

  Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Lluis Maria de Puig i ka dërguar një letër Kryetares së Kuvendit, në të cilën shpreh bindjen se rizgjedhja e zonjës Jozefina Topalli në krye të këtij insitucioni do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës.   Në letërën e tij, Presidenti De Puig shkruan:   Do të dëshiroja tju përcillja urimet e mia më të përzemërta, si në emrin tim ashtu edhe ne emër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për ri-zgjedhjen tuaj në postin e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.   Kam bindjen se lidershipi Juaj do të kontribuojë në zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm te marrëdhënieve të shkëlqyera e të qëndrueshme parlamentare ndërmjet Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës.   Ju uroj punë të mbarë për përmbushjen me sukses të mandatit Tuaj dhe shpresoj tJu takoj se shpejti.      
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›