E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E FONDIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2010, PËR ENTIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA &

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E FONDIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2010, PËR ENTIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

N¸ mb¸shtetje t¸ nenit 100 t¸ Kushtetut¸s dhe  të pikës 1, të nenit 11, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, K¸shilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Miratimin e fondit të shpenzimeve, për vitin 2010, për Entin Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, në shumën 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë, sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


21/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›