E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË KATËR AUTOKOLONAVE USHTARAKE SLLOVENE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M

PËR

 

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË KATËR AUTOKOLONAVE USHTARAKE SLLOVENE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në datën 20 tetor 2009, të 2 (dy) autokolonave ushtarake sllovene, të përbëra, si më poshtë vijon:

-       Autokolona  e  parë  nga  2 (dy)  automjete  dhe 5 (pesë) trupa.

-       Autokolona  e  dytë  nga  3 (tri)  automjete  dhe 7 (shtatë) trupa.

2.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në datën 28 tetor 2009, të 2 (dy) autokolonave ushtarake sllovene të përbëra, si më poshtë vijon:

-       Autokolona  e  parë nga  4 (katër)  automjete  dhe 15 (pesëmbëdhjetë) trupa. 

-       Autokolona  e  dytë  nga 2 (dy) automjete dhe 6 (gjashtë) trupa.

3.     Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat e para, të përmendura në pikat 1 e 2, të këtij vendimi, që do të hyjnë, përkatësisht, në datat 20 e 28 tetor 2009, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes Porti i Durrësit.

4.     Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat e dyta, të përmendura në pikat 1 e 2, të këtij vendimi, që do të hyjnë, përkatësisht, në datat 20 e 28 tetor 2009, është  Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë.

5.     Autokolonat ushtarake sllovene, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

6.     Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

                                                                                                          SALI BERISHA
21/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›