E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE TË TË NDJERËVE SHKËLZEN DESTAN DOBRUSHI DHE RAMADAN SADIK HILAJ, ISH–PUNONJËS POLICIE, TË VRARË NË KRYE TË DETYRËS

    V E N D I M     

 

 

PËR

 

DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE TË TË NDJERËVE SHKËLZEN DESTAN DOBRUSHI DHE RAMADAN SADIK HILAJ, ISH–PUNONJËS  POLICIE, TË VRARË NË KRYE TË DETYRËS

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Dhënien e një ndihme financiare,  nga 3 000 000 (tre milionë) lekë, përkatësisht, familjeve të të ndjerëve Shkëlzen Destan Dobrushi dhe Ramadan Sadik Hilaj, ish-punonjës policie në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Kukësit, të vrarë në krye të detyrës. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

 

SALI BERISHA


21/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›