Tenton vetëvrasjen 26-vjeçari
CERRIK - Një 26-vjeçar tentoi të vetëhidhej nga kati i pestë i një pallati në qendër të qytetit të Cërrikut. Rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, Damian Osmani, banor i lagjes 2 të qytetit, është parë nga dëshmitarët mbi tarracën e katit të fundit. Ai ka filluar të bërtasë së do të hidhej, për t'i dhënë fund jetës. Me shpejtësi është lajmëruar policia. Disa prej efektivëve të saj janë ngjitur në pallat, ndërsa të tjerë i bënin thirrje të qetësohej. Pas disa minutash është arritur që ai të kapej nga policia, duke u zbritur poshtë. Verifikimet e kryera bënë që policia të pohojë se i riu kishte shfaqur prej kohësh probleme të depresionit psikik. Pak ditë më parë, një 45-vjeçar me tre fëmijët e tij kërcënoi se do të vetëvritej bashkë me të miturit nëse nuk i zgjidhej çështja e pronave. Por, në rastin e Cërrikut, policia deklaroi se Osmani vuante nga probleme mendore. a.k