Duka: Politika ta ndihmojë sportin, jo ta kontrollojë atë
Tiranë- Elbasani e Partizani ranë në kategorinë e dytë. Mungesa e këtyre dy skuadrave elitare në superiore, por edhe mënyra sesi u larguan ato krijuan shumë polemika në mjediset futbollistike në vend.
Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armando Duka, ka bërë bilancin e sezonit futbollistik të sapo përfunduar në një intervistë për një media kryeqytetase. Në një mënyrë të shkujdesur, Duka, shfryu kundër faktit që sporti shqiptar, e veçanërsiht futbolli, si sporti më elitar, nuk ka gjetur asnjëherë mbështetjen e politikës shqiptare.
“Politikanët përpiqen që më shumë të përfitojnë sesa të kontribuojnë për futbollin. Klasa politike nuk e ka pasur asnjëherë prioritet zhvillimin e futbollit. Politika le ta ndihmojë sportin, jo të tentojë ta kontrollojë atë”, u shpreh drejtpërdrejtazi Presidenti shumë i kontestuar i FSHF-së.