E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falet Tepelena, ndeshjet në fushë asnjanjese

Komisioni i Apelit më i dhembshur se Komisioni i Disiplinës. Madje duke përsëritur të njëjtën skemë taktike si dhe vitin e kaluar me Gramozin. Pas përjashtimit të Tepelënës dhjetë më parë për shkak të incidenteve në ndeshjen kundër Pogradecit, erdhi edhe falja e madhe e skuadrës së vendit të fundit të Kategorisë së Parë.
Apeli vendosi rikthimin e Tepelenës në kampionat, por me një kusht: ndeshjet brenda do t'i zhvillojë në fushë asnjanjëse. "Vendimi është i formës së prerë dhe hyn në fuqi menjëhërë", - shkruhej në vendimin nr.24 të Komisonit të Apelit të firmosur nga treshja Fatmir Leli, Petrit Brahja dhe Ilir Limaj.
Nga ana tjetër Apeli nuk i fali asgjë futbollistit të Tepelenës, Geart Guga i ndëshkuar nga Disiplinori me një vit pezullim dhe 100 mijë lekë gjobë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›