E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i PE mesazh Topallit

Vazhdojnë mesazhet e urimit për rizgjedhjen e Jozefina Topallit në krye të Parlamentit. Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek, dhe Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit kanë uruar nëpërmjet një letre Kryetaren e Kuvendit. Në letrën e tij, Presidenti i PE-së, shkruan se afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian është një sfidë e përbashkët. "Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta për ta afruar Shqipërinë me Bashkimin Europian", shkruan Buzek. Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohamed Al-Kharafi, shkruan se "rizgjedhja e Shkëlqesisë Suaj konfirmon besimin në aftësitë tuaja për të përmbushur angazhimet e këtij pozicioni. Kam bindjen se përpjekjet tuaja do të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve midis dy parlamenteve tona në interes të të dyja shteteve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›