E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Pakistanit, në spital për kriza në zemër

Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”-ja e cila citon zëdhënësin e Presidentit Zardari. Ai hodhi poshtë çdo mundësi që Presidenti të dorëhiqej.

Zëdhënësi njoftoi se Zardari po u nënshtrohej kontrolleve dhe testeve mjekësore sipas planifikimit.

Asif Ali Zardari u bë President i Pakistanit, pasi Partia e tij Popullore fitoi zgjedhjet e vitit 2008.

Partia më parë udhëhiqej nga bashkëshortja e tij, ish-kryeministrja pakistaneze Benazir Bhutto, e cila u vra në vitin 2007./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-07 10:36
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›