E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfrytëzoi 29-vjeçaren për prostitucion, ekstradohet

Interpol Tirana e kreu ekstradimin e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Fierit, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për vepërn penale  të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.

I ekstraduari Aleksandër Tiko akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, në vende të ndryshme të Evropës, për një periudhë 4 vjeçare (nga vitit 2005 në vitin 2009) shtetasen moldave N.P., 29-vjeçe.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij me datë 31.10.2011, në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. /Start/

                                                                                             2011-12-07 15:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›