Vriten dy shqiptarë në Itali për nder e parazet e drogës
30/06/2009 Një tjetër plagoset. Ngjarjet e rënda kanë ndodhur në Bolonja dhe Brianza
Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur ditën e djeshme në Itali, ndërsa një tjetër u plagos rëndë. Ngjarjet kanë ndodhur në vende të ndryshme dhe shkaqet e vrasjeve s’kishin lidhje me njëra-tjetrën. Në Imola të Bolonjës, një 28-vjeçar shqiptar, u vra nga djali i së dashurës së tij italiane, teksa ai po e mbronte. Ndërsa në Monza u vra një shqiptar dhe u plagos një tjetër pas një përleshjeje mes grupeve rivale.
Vrasja në Imola
Në fund të një grindjeje, një Imolez 19 vjeç, vrau natën e kaluar një 28-vjeçar nga Shqipëria që bashkëjetonte me të ëmën. Ngjarja ndodhi në orën 3 të mëngjesit, kurse personi që në fillim u plagos, ndërroi jetë në spital pas orës 9. Emilian Keci, thonë dëshmitarët po ngacmonte në rrugë personin që bashkëjetonte me italianen. “Hiqe tutje, largoje”,-ulëriti gruaja. Kështu i thanë dëshmitarët të birit. Të tre përshkruan 200 metra në këmbë, derisa Nikolas Fini e goditi me hanxhar për vdekje.
Ekzekutim për pazare
Një shqiptar mbeti i vdekur, ndërsa një tjetër u plagos në krahun kohor të 30 minutave në Brianza. Hetuesit po ndjekin pistën e larjes së hesapeve për kontrollin e tregut të drogës në zonë. Në qendër të Lentates, vrasësit që ishin në një makinë qëlluan mbi 29-vjeçarin shqiptar me disa goditje pistolete rresht, teksa ai ishte duke hyrë në një pab. Pak minuta më vonë u qëllua sërish, por kësaj radhe plumbat prekën një tjetër shqiptar që mbeti i plagosur. Emrat e këtyre personave nuk bëhen të ditur, ndërsa ekspertët ende po ndjekin pistat e kësaj ngjarjeje, ndonëse paraprakisht dyshohet se larja e hesapeve për vendosjen e potencës në tregun e shitjes së drogës, është një ndër motivet themelore të këtij ekzekutimi, pasi viktima ishte skeduar më parë nga policia dhe mbahej në survejim herë pas here.