Gjykata, 415 kërkesa për leje votimi në një javë
30/06/2009 Hapat që u ndoqën nga gjykata që qytetarët të fitonin të drejtën e votës
Kërkesat ishin depozituar për shkak se nuk gjenin emrat në listat e votimeve
TIRANË- Brenda një jave, gjykata e Tiranës arriti t’i japë të drejtën për të votuar 415 personave, qytetarë të Tiranës, të cilët nuk e kishin emrin në listën e zgjedhësve. Një javë para se të bëheshin zgjedhjet parlamentare, gjykata u bëri thirrje qytetarëve, që të depozitonin kërkesat e tyre së bashku me dokumentacionin përkatës. Menjëherë filluan edhe interesimet e para. Shumë qytetarë që nuk e kishin parë emrin e tyre në listë iu drejtuan gjykatës me një kërkesë. Procedura ishte e thjeshtësuar. Me një certifikatë familjare dhe vërtetim që ishe banorë i një njësie të caktuar, të gjithë të interesuarit depozituan në sekretarinë e gjykatës kërkesën dhe brenda ditës ata pajiseshin me dokumentin për votim. Vendimi firmosej nga gjyqtarë i vetëm. Për të garantuar një proces sa më të shpejt për pajisjen e qytetarëve me leje për të votuar, u angazhuan të gjithë gjyqtarët. Ndërkohë që burime brenda nga gjykata bëjnë të ditur se qytetarët jo të gjithë mbetën të kënaqur. Pati nga ata qytetarë, të cilët nuk kishin dokumentacion të plotë dhe u kthyen mbrapsht nga gjykata. Gjykata qëndroi e hapur në shërbim të gjithë atyre personave që kishin interes për të votuar deri në orën 24.00 të datës 27 qershor. Pas kësaj ore asnjë kërkesë nuk u pranua. Ndërsa shpërndarja e vendimeve u bë deri në orët e pasdites të datës 28 qershor, ditë kur qytetarët shkuan drejt kutisë së votimit. Vet gjyqtarët u shprehen se ishin të predispozuar të ndihmonin qytetarët për të pasur të drejtën e votës si gjithë të tjerët, dhe për këtë qëllim lanë pa zhvilluar proceset gjyqësore që ishin planifikuar për t’u zhvilluar në javën që kaloi. Krerët e gjykatës vendosën që të gjitha gjyqet të shtyheshin për një datë tjetër dhe nga data 23 qershor deri në datë 27 qershor ora 24.00, të ishte në shërbim të qytetarëve, të cilët kishin dëshirë të votonin. Ankesat ishin nga më të shumtat. Kishte nga ata persona, të cilët ankoheshin që emri në lista ishte hequr qëllimisht, ndërsa kishte të tjerë të cilët pretendonin se në zgjedhjet e vitit 2005 emri ishte në listë dhe në këto zgjedhje nuk ndodhej. Po kështu kishte pretendime të një karakteri tjetër. Shumë qytetarë pretendonin se emri i tyre ishte zhvendosur nga një qendër në një tjetër dhe për këtë qëllim duhej të merrnin vendim gjykate për të votuar në qendrën ku ishin normalisht të regjistruar.