E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Republikës dekreton falje të plotë ose të pjesshme për një numër të dënuarish.

6 prill 2009

Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të Republikës njofton se Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bamir Topi, në bazë të nenit 92, pika b të Kushtetutës, ka ushtruar të drejtën e faljes për një numër të dënuarish.

Në ushtrimin e të drejtës së faljes, Presidenti i Republikes ka vlerësuar dhe është mbështetur në kritere, që lidhen me shlyerjen e fajit nga i dënuari dhe rehabilitimin e tij, gjendjen shëndetësore, gjininë, moshën dhe llojin e veprës penale të të dënuarit.

Në bazë të dokumenteve dhe informacioneve të ardhura nga institucionet përkatëse, si dhe atyre që kërkon ligji, Presidenti i Republikës ka dekretuar faljen e plotë ose të dënimit të mbetur të të dënuarve sipas dekretit numër 6122, datë 6 prill 2009.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›