V E N D I M PËR SHTYRJEN E AFATIT TË PËRFUNDIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, SI AUTORITET KONTRAKTOR
V E N D I M
PËR
SHTYRJEN E AFATIT TË PËRFUNDIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, SI AUTORITET KONTRAKTOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shtyrjen e afatit të përfundimit të procedurave të prokurimit, për vitin 2008, për Kuvendin e Shqipërisë, si autoritet kontraktor, deri më 22 dhjetor 2008.
Brenda kësaj periudhe të përfshihen edhe publikimi i fituesit dhe publikimi i njoftimit të kontratës së lidhur në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
2. Ngarkohen administrata e Kuvendit dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/11/2008