E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LEJES, PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E LINJËS TREGTARE TË INTERKONJEKSIONIT, ME RRYMË TË VAZHDUAR, KALLMET/LEZHË (SHQIPËRI) – ZAPPONETA/MANFREDONIA (ITALI)

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LEJES, PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E LINJËS TREGTARE TË INTERKONJEKSIONIT, ME RRYMË TË VAZHDUAR, KALLMET/LEZHË (SHQIPËRI) – ZAPPONETA/MANFREDONIA (ITALI)


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 31/1, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndërtimit të linjës tregtare të interkonjeksionit, me rrymë të vazhduar, Kallmet/Lezhë (Shqipëri) – Zapponeta/Manfredonia (Itali).

2.  Miratimin e lejes nr.4, datë 17.11.2008, të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, “Për ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjës tregtare të interkonjeksionit, me rrymë të vazhduar, Kallmet/Lezhë (Shqipëri) – Zapponeta/Manfredonia (Itali)”, dhënë shoqërisë “Biopoëer Green Energy”, shpk, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Revokimin e lejes nr.1, datë 13.11.2007, dhënë shoqërisë “ASG Poëer Albania”, sha.

4. Vendimi nr.778, datë 14.11.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e lejes për ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjës tregtare të interkonjeksionit, me rrymë të vazhduar, Seman (Shqipëri) – Foxhia (Itali)”, shfuqizohet.

5. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për  zbatimin e  këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


19/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›