E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.495, DATË 1.8.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PAGAVE DHE TË SHTESAVE MBI PAGË TË PUNONJËSVE TË PËRFAQËSIVE DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË SHTETE E HUAJA”

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.495, DATË 1.8.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PAGAVE DHE TË SHTESAVE MBI PAGË TË PUNONJËSVE TË PËRFAQËSIVE DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË SHTETE E HUAJA”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar,  të nenit 45, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1.  Në vendimin nr.495, datë 1.8.2007, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

a) Lidhja nr.1, “Paga mujore e personelit diplomatik, të përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në shtetet e huaja”, e përmendur në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
b) Lidhjet nr.3, “Paga mujore e personelit administrativo-teknik (me kohë të plotë) të përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë në shtetet e huaja”, dhe nr.3/1, “Paga mujore e personelit administrativo-teknik (me kohë të pjesshme) të përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë në shtetet e huaja”,  të përmendura në pikat 8 e 9, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara, për rritjen e pagave, për vitin 2008.

3. Ngarkohen ministri i Punëve të Jashtme dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2008.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


19/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›