E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Ambasadoren e Francës në Shqipëri, zonjën Françoise Bourolleau

Kryeministri Berisha priti sot ne një takim Ambasadoren e Francës në Shqipëri, zonjën Françoise Bourolleau, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë. Kryeministri e falënderoi për bashkëpunimin dhe konbtributin që Ambasadorja Bourolleau ka dhënë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, duke u shprehur se ajo largohet nga Tirana si një mike e vërtetë e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar.

Ambasadorja franceze,  znj. Bourolleau, e falënderoi Kryeministrin për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe theksoi se po largohet me përshtypjet më të mira nga Shqipëria dhe me  kënaqësinë për progresin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë gjatë këtyre viteve në të gjitha fushat e zhvillimit, veçanërisht në procesin e integrimit të vendit në strukturat euro - atlantike. Gjithashtu, zonja Bourolleau, vlerësoi lartë traditat mikpritëse të popullit shqiptar.   

Të dy palët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe shprehën bindjen se këto marrëdhënie do të vazhdojnë të konsolidohen më tej në të ardhmen.

Kryeministri Berisha çmoi rolin e rëndësishëm që po luan për zgjidhjen e çështjeve që preokupojnë rajonin tonë. Nga ana e saj, Ambasadorja franceze shprehu mirënjohjen e vendit të saj për rolin konstruktiv dhe moderues që Shqipëria ka luajtur dhe vazhdon të luajë me politikën e saj në rajon.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›