Ari Han: Barazimi, shume per Shqiperine
Trajneri i Shqiperise, Ari Han e ka konsideruar barazimin me Portugaline "rezultat fantastik". " Eshte nje rezultat fantastik, sepse nga minuta e 40-te Shqiperia luajti me nje lojtar me pak. Portugalia gjate lojes pati vetem dy mundesi te mira per te na shenuar gol. Ata humben ne loje, sepse ekipe si Portugalia nuk duhet te humbin mundesi per gol," - shpjegoi trajneri holandez i cili tha se: "Shqiperia ruajti mundesine per te mbajtur lojen ne 0-0", sepse "Portugalia nuk ishte shume mire. " Ari Han vazhdon: "Per ekipin tone eshte nje rezultat i mire. Kemi bere nje pune te madhe dhe ishim pozicionuar shume mire. Ne pjese te pare kishim shanse te mira. Ne pjesen e dyte patem vetem nje mundesi. Me nje lojtar me pak, 0-0, ne Portugali, mendoj se eshte shume per Shqiperine."