Xhixhi Riva preferon Amaurin më shumë se Ibrahimoviçin
Romë (Start)- Ish-sulmuesi i Kaljarit dhe përfaqësuese italiane, Xhixhi Riva, vlerëson futbollistin Amauri si më të mirë se Ibrahimoviçin. Deklarata e ish-yllit Italian vjen përpara zhvillimit të derbit të Italisë, Inter-Juventus.
Të gjithë janë përfshirë në diskutimet përpara kësaj sfide, e cila vjen më e fortë se kurrë që pas skandalit që ndodhi në futbollin italian. Interi ndodhet në vendin e parë me tre pikë më shumë se Juventusi i vendit të tretë.
Veç emrit të madh të të dyja skuadrave, në garë janë futur edhe lojtarë të veçantë. E tillë është edhe ajo mes Amaurit dhe Ibrahimoviçit. Për këtë duel të heshtur, Riva doli hapur në favor të brazilianit të pashaportizuar si italian.
“Braziliani i Juventusit gjithnjë më ka pëlqyer, -deklaron ish-sulmuesi. –Është më i fortë me kokë, arrin të bëjë shumë gjëra pa humbur shumë kohë. Mendoj që ai është mjaftë i vlefshëm edhe për përfaqësuesen italiane”.
Amauri tani është edhe me nënshtetësi italiane, dhe pritet që të aktivizohet nga tekniku Lipi. Trajneri Italian ka shfaqur hapur simpatinë e tij për lojtarin e Juventusit.