Presidenti i Çekisë Klaus, vizitë dyditore në Tiranë
Çekia nuk do të firmosë Traktatin e Lisbonës për sa kohë Gjykata Kushtetuese e këtij shteti, nuk do të shprehet mbi këtë çështje. Konfirmimi vjen nga Presidenti çek Vaslav Klaus gjatë një konference të përbashkët për shtyp, pas takimit me homologun e tij shqiptar Bamir Topi në Tiranë, ku ka ardhur për të zhvilluar një vizitë 2-ditore.
“Pavarësisht dëshirës sime Çekia për momentin e ka të pamundur të ratifikojë Traktatin e Lisbonës. Kjo pasi duhet të shprehet më parë Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së bërë nga një grup senatorësh të senatit çek për të bërë interpretimin kushtetues mbi këtë çështje.”
Gjatë takimit 2 presidentët kanë folur mbi ecurinë e procesit të intergrimit të vendin tonë në strukturat e Bashkimit Europian. Proces për të cilin, kreu i Republikës Topi ka deklaruar se forcat politike në vend duhet të tregojnë vullnet për të bashkëpunuar. Veç të tjerash, sipas tij vullneti duhet të tregohet për të miratuar reformat e në mënyrë të veçantë reformën në drejtësi, kusht ky për integrimin e vendit.
Një çështje tjetër me rëndësi që kanë ndarë 2 presidentët Topi e Klaus ishte dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik veçanërisht në fushën e turizmit. Në vizitën e tij të parë në Tiranë, Klaus është shprehur i entuziazmuar për bukuritë natyrore të vendit tonë, por dhe për kushtet klimaterike që mbizotrojnë në këtë stinë në vendin tonë.
Presidenti Klaus është pritur në takime dhe nga kreu i ekzekutivit Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli.