Policia Rrugore masa të rrepta ditët e fundit
Policia e Tiranës brenda 3 ditëve ka pezulluar 950 leje qarkullimi, ndaj drejtuesve të mjeteve. Kontrolle dhe masa ndëshkuese janë ndërmarrë ndaj atyre drejtuesve, të cilët nuk kanë shlyer detyrimet e tyre, që rrjedhin nga kundravajtjet administrative. Shërbimet e Policisë së Tiranës po vazhdojnë me intesitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.