Korçë, jeta e dyfishtë e priftit mes pianos dhe Biblës
Dashuria për Perëndinë por edhe tradita e familjes e bëri të heqë dorë nga jeta aktive, por jo nga pasioni për këngën. At Spiro Katundi, prift në Mitropolinë e Korçës e ka mundur t’i bashkojë të dyja, përkushtimin ndaj Zotit dhe dëshirën për të kompozuar e kënduar këngë. Pas meshës ne e gjejmë në studion e tij, ku përveç kujtimeve nga festivalet e këngës në Ratiotelevizion, na rrëfen mbi këtë rilindje të tij artistike. I ndarë 23 vjet nga skena dhe i përkushtuar tërësisht jetës kishtare, At Spiro mblodhi në një Koncert të veçantë miq të vjetër e të rinj duke kënduar për ta këngë nga repertori i tij. Me lejen e Mitropolisë por edhe respektin e kolegëve, kontributit të tij shpirtëror do t’i shtohet edhe një album me këngë kushtuar dashurisë për njerëzit dhe Perëndinë.