Të paktën 200 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet
Të paktën 200 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që kanë përfshirë pjesën jugore të Indisë. Mediat bëjnë të ditur se shumë persona gjetën vdekjen si pasojë e shëmbjes së shtëpive të tyre, në një kohë që qindra të tjerë qëndruan për orë të tëra në çatitë e shtëpive ose nëpër pemë. Zyrtarët deklaruan se bilanci i viktimave është ende i përkohshëm pas më shumë se 5000 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar në disa zona të largëta. Siç bëjnë të ditur autoritetet vendase, bëhet fjalë për rreth 100 mijë të pastrehë dhe dëme të mëdha materiale. Përmbytjet masive në Karnataka kanë shkatërruar qindra hektarë të mbjella.