E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Nikoliç të vazhdoj rrugën e reformave drejt BE-së

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje presidentit të sapozgjedhur serb, Tomislav Nikoliç për të vazhduar rrugën e Serbisë drejt reformave të integrimit në BE.

Krerët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian, në një deklaratë të përbashkët kanë thënë të hënën se votuesit kanë dhënë një “sinjal shumë të qartë”,se duan anëtarësimin në BE.

Nikoliç, një ish-anti-perëndimor, ultranacionalist i cili mundi presidentin e deri tanishëm Boris Tadiç në balotazhin e së dielës, ka premtuar se "Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane”.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka përshëndetur atë që e përshkroi si "votim të qetë dhe të rregullt"në këto zgjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›