E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Bullgari, nuk raportohet për viktima

Një tërmet prej 5.6 ballësh e shkallës Rihter është shënuar sot në Bullgarinë perëndimore.

Media bullgare thanë se epiqendra e tërmetit ishte në Sofje dhe në qytetin Pernik, 30 kilometra në jug të kryeqytetit.

Tërmeti u ndjerë edhe në perëndim dhe jugperëndim të vendit.

Kryetari i qytetit të Pernikut, Rositsa Janakiev i tha radios kombëtare se “tërmeti shkaktoi rrëzimin e oxhaqeve dhe shkatrroi një shtëpi të vjetër, por nuk ka pasur të lënduar”.

Shumë nga banorët nga frika janë larguar nga kryeqytetit. Lëkundjet e tokës kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›