Presidenti i ri, Nano takon Metën

Sikundër edhe pohoi mbrëmjen e djeshme në emisionin e Sokol Ballës, “Top Story”, Nano ka nisur kështu takimet me liderët e partive për të prezantuar platformën e tij për President. Takimi i mbajtur në "Hotel Rogner" ka nisur rreth orës 17:00 zgjati gati 1 orë e 45 minuta.
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit me Metën, Nano deklaroi se me kreun e LSI-së i lidh platforma e axhendës së integrimit.
“Kam deklaruar dhe publikisht, sot nisa dhe turin e konsultave me përfaqësuesit e partive parlamentare, për koçidencë ky turne nisi me zotin Meta që ka integrimin prioritet në programin e tij. Jemi duke identifikuar me pjekuri dhe qetësi mundësitë që ekzistojnë për të ndërtuar një proces konsensual, që do ishte me përputhjet që unë kam për axhendën aktuale të integrimit të Shqipërisë, në përmbajtjen dhe simbolikën e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Kemi kuptuar me zotin Meta që me një politikë më konsensuale për integrimin do të shkonim drejt një produkti më të mirë në implementimin e strategjive dhe reformave për integrim dhe kemi vendosur që ta vijojmë së bashku ecurinë e procesit. Me Ilir Metën na lidh një histori e gjatë bashkëjetese dhe bashkëpunimi dhe për fatin tim dhe tonin partia e tij është për integrim. Unë dua ta nis me integrimin”, u shpreh zoti Nano.
Ndërsa Meta në përfundim të takimit, mbajti një konferencë për shtyp, ku tha: “Në këtë drejtim mund të theksoj se unë vlerësoj mesazhet e tij konstruktive, në radhë të parë për ti shërbyer një procesi ç’tensionues.
Pavarësisht nga diagrama e raporteve të mia me zotin Nano ai ka dhënë eksperiencën e tij që shteti të dalë nga momentet e vështira. Duhet të vlerësojmë se është politikan me eksperiencë që ka dhënë kontribut. Ai është një politikan që i ka shërbyer rrotacionit politik. Mbetet i rëndësishëm kontributi i tij për ti shërbyer procesit të Bashkimit Europian.
Në ditët në vazhdim Nano pritet të takohet edhe me Kryetarin e partisë Socialiste, Edi Rama (ne fillim te javes tjeter) dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha./Start/
2012-04-20 19:15