Presidenti i ri, Rama takon kreun e PBDNJ-it

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama rifillon sot takimet me krerët e grupeve parlamentare në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai është takuar sot në hotel "Sheraton" me kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule ku në fokus të takimit do të jetë zgjedhja e kreut të ri të shtetit.
Ndërkohë më herët, kryesocialisti Rama është takuar edhe me kreun e LSI-së Ilir Meta dhe me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Një ditë më parë, kreu i PS-së Rama theksoi se kreu i shtetit duhet të jetë konsensual. Ai I bëri thirrje kryeministrit Berisha të reflektojë në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
“Berisha nuk po shfaq asnjë shenjë vullneti për të vënë interesat e vendit mbi ato personale. Nuk po reflekton në asgjë dhe për asgjë. Ky moment historik për Shqipërinë përballë udhëkryqit të zgjedhjes së Presidentit, dhe të provimit të madh të vjeshtës e imponon reflektimin e krejt klasës politike shqiptare, dhe të kryeministrit në radhë të parë" shtoi Rama.