E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri, Topalli: Në respekt të Kushtetutës

TIRANE- E gjithë axhenda e ardhshme e institucioneve do të zgjidhet në respekt të Kushtetutës. Ky ishte reagimi i kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit që vjen. Gjatë analizës së punë së Kuvendit të Shqipërisë për vitin  2011, Topalli u pyet nga gazetërt lidhur me faktin që Parlamentit do ti duhet që sesionin e ardhshëm të zgjedhë Presidentin e ri, ndërsa tashmë kemi dy qëndrime,  atë të kryeministrit Sali Berisha dhe atë të Presidentit aktual, Bamir Topi.

Ajo që unë besoj fort në ndërgjegjen time politike është respektimi i Kushtetutës së Shqipërisë. Kushtetuta është kontrata më e rëndësishme që ne kemi me institucionet dhe me qytetarët.- Kushtetuta është shkruar mbi bazën e një konsensusi të gjerë. Kështu që respektimi i Kushtetutës është e vetmja rrugë që ne do të zgjidhim të gjithë axhendën e ardhshme të institucioneve të ndryshme- tha Topalli.

Topalli theksoi se respekton institucionin e Presidentit  deri në momentin që ai do të jetë në detyrë.

Megjithatë, pavarësisht zgjedhjes së Presidenti, Topalli tha se ngjarja më e rëndësishme për vitin e ardhshëm është festimi i 100 vjetorit të Pavarësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›