E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shmanget sulmi terrorist, dy vëllezër në pranga

Foto Ilustruese

DANIMARKE- Shërbimi i sigurisë në Danimarkë bën të ditur se ka arrestuar dy vëllezër me origjinë nga Somalia të dyshuar për një komplot, sulm terrorist.

Sipas Këshillit te Sigurisë daneze dhe Shërbimit Informativ personat e arrestuar janë të moshës 18 dhe 23 vjeç.

Siç raportohet, njëri prej tyre u arrestua të hënën vonë në qytetin perëndimor të Arhus dhe tjetri pasi ka arritur me aeroplan në aeroportin ndërkombëtar të Kopenhagës.

Sherbimi Informativ Danez tha se arrestimet kanë penguar një akt konkret terrorist, por nuk ka dhënë ndonjë hollësi tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›