Presidenti i ri, mblidhet grupi parlamentar i PS-së

Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar. Mbledhja u drejtua nga kreu i PS-së, Edi Rama ndërsa u zhvillua me dyer të mbyllura për median.
Mbledhja mendohet se ka pasur në qendër të saj zgjedhjen e presidentit të ri të vendit për të cilin PS-ja nuk ka paraqitur asnjë kandidat të saj.
Ende nuk ka detaje rreth asaj që është diskutuar në mbledhje dhe as qëndrimi që do të mbajë grupi parlamentar socialist në seancën e së enjtes, dite kur është lënë të caktohet edhe data e raundit të tretë të votimit.