Crespo kthehet në Parma

Sulmuesi argjentinas, Hernan Crespo, është rikthyer në Parma, klubi nga Serie A, ku kishte bërë emër, pas mundësive të kufizuara për lojë në Genoa. “Gjithmonë e kam përkrahur Parmën dhe rikthimi është emocion i jashtëzakonshëm për mua”, tha 34-vjeçari, ish-sulmues i Interit, për uebfaqen zyrtare të Parmës.
Crespo kishte luajtur në Parma nga 1996 deri më 2000, duke fituar Kupën UEFA-s, më 1999. Për të krijuar hapësirë për Crespon, Parma ka shitur sulmuesin Nicola Amoruso në Atalanta.