Presidenti i ri zbulohen dy skenaret e PS-se

Gjykata Kushtetuese dhe bojkoti i seancave te votimit dy alternativat e PS-se
Kur duhen edhe rreth 6 muaj nga zgjedhja e kreut te ri te shtetit e ne te njejten kohe kur mazhoranca eshte shprehur qarte se presidenti i ardhshem do te zgjidhet sipas kushtetutes me 71 vota opozita ka menduar dy skenare per tiu kundervene te djathteve. Keshtu mesohet sipas burimeve prane selise roze se specialistet e juristet e PS-se me ane te analizes se kushtetutes kane menduar qe nje nder zgjidhjet kryesore ne rast te mungeses se nje presidenti konsensual do te jete ai i bojkotit te seancave te votimit. Edhe pse mazhoranca ka deklaruar se pas raundit te trete kreu i shtetit sipas kushtetutes se ndryshuar ne 2008-n zgjidhet me shumice te thjeshte socialistet e shohin ndryshe ceshtjen. Per opoziten eshte e domosdoshme prania e saj ne sallen e kuvendit ne tre raundet e para te zgjedhjes se kreut te shtetit pasi sipas saj ne kushtetuten e vendit kerkohet nje shumice e cilesuar ne keto raunde. Po ashtu nje tjeter skenar i menduar nga socialistet per te kundershtuar zgjedhjen e presidentit nga radhet e mazhorances eshte mundesia qe PS-ja ti drejtohet per mungese legjitimiteti te procesit te zgjedhjes Gjykates Kushtetuese pasi te jete zgjedhur presidenti i republikes. Por pavaresisht ketyre dy skenareve te pergatitur deri me tani nga socialistet mazhoranca nepermjet Kryeministrit Berisha e gjithashtu nepermjet juristeve te saj ka deklaruar se kreu i ri i shtetit do te zgjidhet sipas kushtetutes se vendit e cila sipas tyre nuk le aspak hapesira dyzimi.
Juristet
Duket se mundesite per nje emer konsensual mes paleve per postin e presidentit te vendit po reduktohen cdo dite e me shume e nga ana tjeter PS-ja ka shfaqur ne disa raste kohet e fundit edhe pse jo zyrtarisht kundershtimin per zgjidhjen qe i jep kushtetuta zgjedhjes se kreut te shtetit. Lidhur me keto kundershti mes paleve per procesin e zgjedhjes se kreut te ri te shtetit juristi Sokol Hazizaj u shpreh dje per Vizion Plus-in se fryma e kushtetutes kerkon nje shumice te cilesuar per te konsumuar 3 raundet e para. Ai i referohet nenit 87 pikes 3 te Kushtetues. Presidenti zgjidhet ne votimin e pare te dyte ose te trete kur nje kandidat merr jo me pak se tre te pestat e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit. Ne votimin katert dhe te peste zgjidhet president kandidati qe siguron me shume se gjysmen e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit. Por nga ana tjeter pikerisht ky nen per mazhorancen eshte ai qe tregon qarte se ne rast te deshtimit te votimit te nje presidenti konsensual ne tri raundet e para ne raundin e kater ai zgjidhet me shumice te thjeshte pra me vetem 71 vota. Do te kryhet raundi i pare do te kryhet raundi i dyte nese perseri do te bojkotojne do te kryhet edhe i treti ne raundin e katert Shqiperia do te kete presidentin - deklaroi deputeti demokrat dhe ish-ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj dy dite me pare. Nga ana tjeter konstitucionalistet mendojne se nje interpretim nga Gjykata Kushtetuese para votimit te presidentit te ri do te ishte nje zgjidhje e duhur per debatin e hapur ditet e fundit ne skenen politike shqiptare. Por pavaresisht pikepamjeve per kushtetuten e vendit mazhoranca eshte shprehur qarte se ne rastin e zgjedhjes se kreut te shtetit akti themeltar i vendit nuk le vend per interpretime te ndryshme. Ndryshe mendon PS-ja e cila ne kete rast ka percaktuar deri me tani edhe dy skenare te mundshem per te kundershtuar mazhorancen ne zgjedhjen e presidentit me 71 vota. Nje alternative eshte ajo e bllokimit te seancave te votimit dhe tjetra lidhet me mundesine e dergimit te ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese per mungese legjitimiteti. Sipas Kushtetutes se vendit ne nenin 87 president zgjidhet ai qe ne 3 votimet e para merr jo me pak se 84 vota. Ne raundin e katert dhe te peste mjaftojne 71 kartone pra dhe vetem ato te mazhorances.
Cfare parashikon Kushtetuta per zgjedhjen e presidentit
Neni 87 Ndryshuar me ligjin nr. 9904 date 21.04.2008
1. Kandidati per President i propozohet Kuvendit nga nje grup prej jo me pak se 20 deputetesh. Nje deputet nuk lejohet te propozoje ne te njejten kohe me shume se nje kandidat.
2. Presidenti i Republikes zgjidhet me votim te fshehte dhe pa debat nga Kuvendi. Per zgjedhjen e Presidentit Kuvendi zhvillon deri ne pese votime. Votimi i pare zhvillohet jo me vone se shtate dite nga fillimi i procedures per zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo me vone se shtate dite nga perfundimi pa sukses i votimit pararendes. Votimi quhet i kryer edhe kur ne konkurrim nuk paraqitet asnje kandidat. Ne votimin e dyte te trete dhe te katert mund te paraqiten kandidate te rinj sipas kushteve te pikes 1 te ketij neni.
3. Presidenti zgjidhet ne votimin e pare te dyte ose te trete kur nje kandidat merr jo me pak se tri te pestat e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit. Ne votimin katert dhe te peste zgjidhet President kandidati qe siguron me shume se gjysmen e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit.
4. Votimi i peste zhvillohet kur ne votimin e katert asnje kandidat nuk ka siguruar shumicen e kerkuar te votave. Votimi i peste zhvillohet vetem midis dy kandidateve qe kane marre me shume vota ne votimin e katert. Ne rast se ka me shume se dy kandidate me te njejtin numer votash kandidati qe merr pjese ne votim caktohet me short. Ne rast se pas votimit te katert nuk ka mbetur asnje kandidat ne konkurrim per kete votim mund te paraqiten kandidate te rinj sipas kushteve te pikes 1 te ketij neni. Kur paraqiten me shume se dy kandidate votimi zhvillohet midis dy kandidateve qe kane siguruar numrin me te larte te deputeteve propozues.
5. Ne rast se edhe pas votimit te peste asnje kandidat nuk siguron shumicen e kerkuar ose kur pas votimit te katert pa sukses nuk paraqitet asnje kandidature e re Kuvendi shperndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 diteve nga shperndarja e tij.
6. Kuvendi pasardhes e zgjedh Presidentin e Republikes me shumicen e te gjithe anetareve te tij.
Presidenti Berisha Do te zgjidhet sipas Kushtetutes
Ky eshte viti i zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Garantoj se do te zgjidhet kryekeput dhe teresisht ne perputhje me Kushtetuten e vendit. Cdo perpjekje per ti imponuar Shqiperise per ti kushtezuar Shqiperise deshira suplementare ne raport me Kushtetuten do te pesojne deshtimet qe kane pesuar te tjerat. Uroj qe te behen perpjekje te medha per ti dhene vendit nje president ne lartesine e detyrave ne lartesine e Kushtetutes dhe ligjeve te vendit me integritet te plote - u shpreh Kryeministri.
Rama President mbi palet
Ne radhe te pare te shohim interesin kombetar integrimin ne BE. Te thellojme reformat e nisura e te japim shembull te stabilitetit politik te mos rendim drejt nje zgjidhje pa zgjidhje por te ndertojme nje dialog politik per kete ceshtje. Afer mendsh nuk pranoj kandidat te PD-se. Do te propozojme nje proces duke synuar dakordesi per nje kandidature qe te mos e katandise institucionin e presidentit ne nje dege te PD-se apo zgjatim te partise shtet. Rruga e arsyes na kerkon te gjitheve nje proces qe ti japim vendit president mbi palet
Meta per Presidentin Kemi marreveshje me PD-ne
Kreu i LSI-se Ilir Meta deklaroi pak dite me pare se ne lidhje me kandidaturen per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit forca qe ai drejton do te jete ne te njejten linje me PD-ne. Mendoj se eshte nje ceshtje teper e parakohshme per te diskutuar dhe une mendoj se si nga mazhoranca pa perjashtuar asnje force politike absolutisht ka shume emra qe mund ta kryenin shume mire kete detyre nderkohe qe kjo eshte nje gare e hapur sepse ka disa rregulla ka disa procedura. Cilido qe arrin te kete mbeshtetjen e 20 deputeteve ne mos gaboj ka te drejten te paraqese kandidaturen e tij por ne kemi nje marreveshje me Partine Demokratike qe per kete ceshtje te kemi nje angazhim per ta zgjidhur se bashku - tha ai.