Aksion për fishekzjarrët e lëndët helmuese
24/11/2011 Krahas kushteve të shitjes së lëndëve plasëse, kontrolle edhe për produktet helmuese
Policia bashkiake ka zbritur në teren gjatë ditës së djeshme për të kontrolluar kushtet e shitjes së lëndëve plasëse dhe produkteve me përmbajtje të rrezikshme nëpër tregjet e kryeqytetit. Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur në magazinën e fishekzjarrëve në Kombinat, që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe panik te qytetarët, bashkia ka nisur kontrollimin e kushteve në pikat e shitjes së fishekzjarrëve, si dhe lëndëve me përbërje helmuese. Sipas ekspertëve, pragu i Vitit të Ri ka një rrezik të shtuar për fishekzjarrët dhe mjetet e tjera ndezëse. Për të gjitha rastet kur tregtarët do të abuzojnë me shitjen e fishekzjarrëve në kushte të papërshtatshme si dhe për shitësit e lodrave me kimikate të rrezikshme do të ketë penalizime. “Aksioni është shtrirë në 4 pikat kryesore ku tregtohen këto produkte, siç është tregu çam, sheshi “Avni Rustemi”, te Medreseja dhe më poshtë te stacioni i trenit, katër pika ku sistematikisht tregtohen këto produkte të rrezikshme, lëndë plasëse, ndezëse. Ne do të vazhdojmë kontrollet edhe për produktet që kanë përbërje helmuese, kimike, insekticide, pesticide, në mënyrë që të rritim standardin e shërbimit ndaj qytetarit të Tiranës dhe mbi të gjitha cilësinë dhe të sigurojmë jetën e tyre”, - ka deklaruar gjatë ditës së djeshme kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit pranë Bashkisë Geron Ibrahimi. Pjesë e këtyre aksioneve do të jenë edhe strukturat e zjarrfikësve. Ndëshkimet do të vendosen kur evidentohen kushte flagrante të shitjes së këtyre lëndëve plasëse, djegëse jashtë standardeve minimale dhe kur janë në sasi të mëdha. Gjithashtu kontrolle të rrepta do të kryhen edhe te produktet apo lodrat për fëmijë, të cilat rezultojnë me përmbajtje helmuese. Pak kohë më parë rrjeti i shoqatave civile ngriti alarmin se në tregjet shqiptare po tregtohen produkte helmuese. Konkretisht bëhej fjalë për probleme serioze të shfaqura te lodrat e fëmijëve. Konkretisht te veshjet tekstile të ndryshme për fëmijë, kukullat, makinat me rrota, lodrat plastike, të cilat nuk shoqëroheshin me paralajmërimet përkatëse.
Kontrollet
Aksioni i nisur gjatë ditës së djeshme për kushtet në të cilat tregtohen lëndët plasëse është zhvendosur në 4 pikat kryesore: tregu çam, sheshi “Avni Rustemi”, te Medreseja dhe më poshtë te stacioni i trenit. Pika këto ku sistematikisht tregtohen këto produkte të rrezikshme, lëndë plasëse, ndezëse. Në raste ekstreme, kur kushtet flagrante të shitjes së këtyre lëndëve plasëse, djegëse, jashtë standardeve minimale, apo kur janë në sasi të mëdha do të ketë edhe penalizime.
Lodrat me përmbajtje të rrezikshme
“Lodrat prej druri: rosakë, kuaj dhe kafshë të tjera, paraqesin rrezikun më të madh të shkëputjes së pjesëve të vogla të trupit të tyre dhe gëlltitjen nga fëmija, e cila shkakton rrezik fatal ndaj tyre. Kukulla për përdorim nga mosha 3-vjeçare rezultojnë me përmbajtje kimikate. Këpucë për vajza, ngjyrë të kuqe me pak takë, duke shkaktuar te fëmijët sëmundjen e lëkurës dhe myk. Sholla e këpucës përmban sasi të caktuara plastifikatori dhe pasojat ndaj tyre janë kancerogjene. Gjithashtu janë evidentuar edhe produktet kozmetike që nuk kanë asnjë dokumentacion shoqërues. Vendi i origjinës është Kina. Pas analizave të bëra në laborator, produkti paraqet rrezik në përdorimin e tij, sepse ka përmbajtje më të lartë se e lejuara të plumbit. Konsistenca (forma) nuk është e qëndrueshme, shkrin në temperaturë më të ulet se ajo që parashikohet në standard”, - është konfirmuar zyrtarisht në një deklaratë të përbashkët të shpallur pak ditë më parë nga 20 organizata të shoqëria civile shqiptare, 5 organizata nga rajoni dhe nga vendet e Bashkimit Evropian.