E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti italian mbërrin në Shqipëri, pritet në aeroport nga ministrja Kushi dhe ambasadori italian

Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka mbërritur në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të mërkure, në kuadër të vizitë zyrtare 2 ditore në vendin tonë. Presidenti italian është pritur në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ nga ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci.

“Ishte një nder për mua që së bashku me ambasadorin italian mirëpritëm Presidentin e Republikës së Italisë z.Sergio Mattarella dhe Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Znj. Maria Cristina Messa”, shkruan Kushi në një postim në Tëitter.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Presidentit italian në Shqipëri, ndërsa ditën e nesërme Mattarella do të pritet nga kreu i shtetit Bajram Begaj me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 10: 00. Gjatë kësaj vizite dy ditore Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›