Investitoret gjermane, besim ndaj Shqiperise
Investitoret gjermane kane rritur besimin ndaj Shqiperise. Ky ishte lajmi i publikuar dje nga ambasada e Gjermanise ne Shqiperi. Ne shkrim theksohet se perkundrejt zhvillimit ekonomik pozitiv te Shqiperise dhe pervojave te mira pozitive te Shqiperise dhe pervojave te mira me shlyerjen e pagesave, Gjermania po permireson mundesite e garancive nepermjet garancive Hermes per eksportet me Shqiperine. "Si garanci per kredite ne fushen e eksporteve, garancite Hermes jane nje pjese perberese e rendesishme e politikave gjermane per nxitjen e eksportit. Me perfitimin e garancive Hermes, eksportuesit gjermane dhe bankat mund te sigurojne bleresit dhe vendet ndaj rreziqeve nga eksportet, duke shmangur ne kete menyre mos shlyerjen e pagesave per arsye ekonomike apo politike", theksohet ne lajm, duke shtuar mundesite e garancive ekzistojne tashme per te gjitha llojet e bizneseve. Kryeministri Berisha dhe qeveria e pershendeti dje kete vleresim te ri te Shqiperise, si nje akt shume te rendesishem per nivelin e zhvillimit te saj, i cili hap rrugen e nje stadi te ri te bashkepunimit te gjithanshem ekonomik midis Gjermanise dhe Shqiperise. F.M