E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti maqedonas anulon vizitën

Presidenti i Maqedonise: George Ivanov

Sot në Tiranë vijnë 330 personalitete. Të pranishëm, Kryeministri i Hungarisë, Sllovenisë e Kroacisë.

Shkak bëhen incidentet gjatë takimeve të Gruevskit në Tiranë.

Shqipëria do të vizitohet sot nga rreth 330 personalitete të larta nga e gjithë bota, me rastin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.  Me rastin e 28 Nëntorit në Shqipëri do të mbërrijnë sot disa krerë shtetesh si: Kryeministri Hungarisë, Viktor Orban, Kryeministri Sllovenisë, Janez Jansa dhe kreu i qeverisë së Kroacisë, Zoran Milaniviç. Në listën e të ftuarve VIP do të jenë dhe Presidenti i Partive Popullore Europiane, Ulfries Martenes, ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopulos, kryetari i Delegacionit të Dhomës së deputetëve të Parlamentit italian, Xhanfranko Fini. Po ashtu nuk do të mungojnë dhe figura të rëndësishme si zëvendëskancelari i Austrisë, Michael Spindelegger dhe eurodeputetët e Parlamentit Europian që do të kryesohen nga kreu i Delegacionit të PE-së për Europën Juglindore, Eduard Kukan. Në ceremoninë festive me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë do të marrin pjesë në Shqipëri dhe delegacione të rëndësishme, nga vendet arabe, Maroku, Katari, Polonia etj.

(Artikullin  e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›