E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, përurohet busti i Ismail Qemalit

28-11-2012 / Gazeta 55

Një monument i ri, kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit, i është shtuar dje qytetit të Durrësit, ai i Ismail Qemalit, vepër e skulptorit Haxhi Kalluci. Busti i patriotit vlonjat u vendos pasditen e djeshme në lulishten pranë hyrjes së portit detar, shumë pranë vendit ku ai zbriti nga anija, në 21 nëntor të vitit 1912.
Kryetari i Bashkisë së qytetit bregdetar,Vangjush Dako, tha se Durrësi, vendi nga ku nisi rrugëtimin e tij Ismail Qemali drejt shpalljes së Pavarësisë, do ta përkujtojë përjetësisht këtë figurë legjendare.
Busti i derdhur në bronz ka një lartësi prej 110 cm dhe është vendosur mbi dy blloqe guri kuadratikë. Realizimi i tij është mbështetur financiarisht nga Presidentja e kompanisë Aluflor, Florentia Erjola Xheka.
Rreth 8 vjet më parë, në lulishten pranë është vendosur edhe busti i atdhetarit Dom Nikollë Kacorri, zëvëndëskryeministër i Qeverisë së Vlorës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›