Gruevski: Karamanlis bëri provokimin e radhës
Shkup -I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, ndaj deklaratave të homologut grek Kosta Karamanlis. Gruevski e quajti provokim të radhës deklaratën Karamanlis, sipas të cilit, “historia nuk shkruhet nga fillimi” dhe nuk mund të ndryshohet. Deklaratat e Gruevskit u bënë pas përfundimit të seancës së komitetit qendrorë të partisë VMRO-DPMNE që u mbajt në qytetin e Velesit.
Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, ditë më parë ka paraqitur qëndrim të fortë lidhur me kontestin për emrin kushtetues të Maqedonisë. “Të gjithë ne, si maqedonas krenarë, e themi qartë: historia nuk shkruhet përsëri”, ka theksuar Karamanlis, në Selanik, që është kryeqytet i provincës Maqedonia. ina/start