Presidenti mbeshtet institucionin e Avokatit te Popullit

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka shprehur të gjithë mbështetjen ndaj institucionit të Avokatit të Popullit. Në një takim të posaçëm për kreu i shtetit pati me Avokatin e Popullit Igli Totozani, Presidenti Nishani është shprehur se përkrah fuqishëm këtë institucion, në misionin e tij fisnik në mbrojtje të të drejtave të njeriut duke e garantuar se do të jetë gjithmonë në krah të tij në kuadër të bashkëpunimit institucional, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të thjeshtë. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë presidencës, zoti Nishani, gjatë takimit u përqendrua tek aksesi në drejtësi për qytetarët, eleminimi i vonesave në praktikat gjyqësore si dhe kërkoi nga Avokati i Popullit të jetë aktiv në trajtimin e rasteve shqetësuese që prekin funksionimin e gjyqësorit. Në këtë kontekst, Presidenti Nishani e siguroi Avokatin e Popullit për mbështetjen e Tij, në pozicionin e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për adresimin e këtyre problematikave.
Nga ana e tij, Avokati i Popullit, Igli Totozani duke e falenderuar Presidentin Nishani për pritjen, shprehu vlerësimin e lartë për vizionin e Presidentit Nishani lidhur me bashkëpunimin mes dy institucioneve. Ai u ndal në dy probleme të rëndësishme, si ai i moszbatimit të vendimeve të gjykatave, të cilin e konsideroi një “nyje gordiane” për sistemin e drejtësisë në vend dhe trajtimin me prioritet të grupeve vulnerabël të shoqërisë.
Presidenti i Republikës, e garantoi Avokatin e Popullit për mbështetjen e Tij maksimale në ndjekjen me rigorozitet të punës së Institucioneve të Pavarura të Drejtësisë në luftën kundër fenomeneve të ndryshme, që prekin qytetetarët shqiptarë.