E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, mblidhet grupi i PS për qëndrimin

Selia e PS

TIRANE- Vetem pak kohe para mbledhjes se Kuvendit dhe raundit te dyte per votimin e presidentit te ri te vendit, PS ka mbeldhur grupin e vet parlamentar.

Ne mbledhje mesohet se do te diskutohet per qëndrimin që do të  mbajne socialistet në raundin e dytë të votimit.

Ne fakt nuk priten shume surpriza, nese do te kujtojme deklaraten e kreut te PS-se, Rama fill dje pas takimit me kreun e qeverise, Berisha, se opozita i qendron mendimit te shprehur per te mos dhene konsensus per nje kandidature te njeanshme, sikunder e konsideron ajo ate te Xhezair Zaganjorit.

Një mbledhje grupi ishte parashikuar të mbahej që dje, por është lënë  pikërisht sot, ashtu siç ndodhi edhe të mërkurën e  javës së shkuar, në mënyrë që qëndrimi i PS-së të  jetë koherent me atë të mazhorancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›