Takimi Berisha-Rama pa rezultat. Kreu i PS-së: Berisha nuk tërhiqet nga Zaganjori, por ka baza për dialog
Takimi Berisha Rama përundoi pa rezultat konkret. Lideri i opozitës tha se Berisha vazhdon t’i qëndrojë emrit të Xhezair Zaganjorit, ndërsa Berisha tha se ishte i hapur të vazhdoheshin bisedimet, por pa ndonjë objektiv konkret. E vetmja gjë e qartë është se të hënën nuk do të ketë sërisht një president.
“Patëm një shkëmbim të hapur të këndvështrimeve. Ne jemi shumë të vendosur që të bëjmë gjithcka që është në dorën tonë për ti dhënë Shqipërisë, presidentin që meritojnë, një president me votat e qeverisë dhe opozitës. Shkruam vijën tonë të qasjes dhe garantuam se qëllimi ynë është që ta zgjidhim këtë cështje me dakortësi. Nuk kemi pushtet por vetëm dëshirën e mirë dhe vullnetin e palëkundur që të kontribuojmë të jemi bashkëautoroë dhe bashkëpërgjegjës që parlamenti duhet të bëjë.
Për sot nuk ka asnjë zhvillim në drejtim të një rezultati konkret, por besoj se ka një bazë për të vazhduar me qteësi me respekt reciprok dhe me bindjen se kjo vështzje duhet zgjidhur dhe se raundet, nuk janë aty për tu konsumuar njëri-pas tjetrit vetëm duke folur dhe komunikuar por janë aty që nesër për të bashkuar qeverinë dhe opiozitën në një zgjedhje konsensuale. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë gjithë përpjekjet tona se nne nuk duam një president të PS, nuk duam të vendosim njëanshmërisht apo të impononim me cdo mënyrë por duam që të kontribuojë dhe ishte që qeveria duhet të japë mundësinë që të kontribuojmëe.
Ne nuk mud të hyjmë në një garë, por duam të biem në dakortësi që të zgjedhim një president për Shqipërinë”, u shpreh Rama pas takimit.
Rama theksoi se opozita nuk e mbështet Zaganjorin për president të ri të vendit. Për momentin qeveria qëndron në emrin e tyre kurse ne nuk hyjmë në një garë emrash pa përcaktuar zgjidhjen me konsensus të kësaj çështjeje, – sqaroi Rama.
Ai qartësoi kështu se as në raundin e dytë nuk do të ketë votim për presidentin ndonëse tha se jemi gati që të bisedojmë edhe para nisjes së raundit të dytë.