Presidenti, sot raundi II i votimit në Kuvend
TIRANE- Pas nje takim pa rezultat konkret mes kreut te qeverise, Sali Berisha dhe liderit te socialisteve, Edi Rama, Kuvendi i Shqiperise zhvillon sot raundin e dyte te votimit per presidentin e ri te vendit.
Sikurse eshte njoftuar qe me pare, raundi i dyte mbahet ne oren 10.00 dhe sipas te gjitha gjasave pritet te mbyllet po me deshtim.
Kjo per faktin se ne takimin e djeshem Rama perseriti qendrimin e PS-se se nuk mund te jape konsensus per nje kandidature te njeanshme te paraqitur nga maxhoranca si ajo e Xhezair Zaganjorit, nderkohe qe beri me dije se gjate bisedimeve, maxhoranca vazhdon t’i qendroje te njejtes kandidature per kreun e ri te shtetit.
Berisha deklaroi se maxhoranca nderkohe i ka bere terheqjet e veta dhe pret me besim qe edhe opozita ne te mire te procesit te beje terheqjet e saj, madje i ka kerkuar edhe emra konkrete Rames.
Ky i fundit ka deklaruar prere se opozita eshte pakice dhe si e tille nuk hyn ne nje gare emrash.