Plazhet pa tualete e vrojtues
Edhe pse ne Durrës nuk është çelur ende zyrtarisht sezoni, plazhi është mbushur me pushues. Por edhe këtë vit ne zonën me te madhe bregdetare ne vend mbetet problem mungesa e tualeteve publike dhe shërbimit baywatch, vrojtuesve qe ndihmojnë pushuesit ne det ne rast rreziku. Drejtues te shërbimit ne Bashki thonë se mos vendosja e tualeteve publike lidhet me vonesën e miratimit te buxhetit për vitin 2012, qe kaloi vetëm pak dite me pare, raporton Vizion Plus. Ndërsa sa i përket 9 kullave te vrojtimit qe u shkatërruan vitin e kaluar dhe u shiten për skrap është i pamundur zëvendësimi i tyre gjate këtij sezoni. Por pavarësisht problemeve qe paraqet, bregdeti i Durrësit mbetet me i frekuentuari sidomos nga pushuesit kosovare. Gjate një sezoni numri i pushuesve aty llogaritet ne afro 1 milion vete.