E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhgënjehet Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës është e zhgënjyer me refuzimin, që i bërë pala serbe propozimit të dhënë nga baronesha Ashton. Në reagimin e Qeverisë thuhet se propozimet e dhëna nga BE-ja ishin në funksion të paqes, stabilitetit dhe evropianizimit të rajonit dhe do të shënonte nisjen e përmbylljes së një konflikti historik në rajon.

“Kosova tashmë ka bërë një varg kompromisesh, që kulmuan me paketën e Ahtisaarit. Qeveria dhe Institucionet e Kosovës kanë qenë të gatshme për vendime jo të lehta, por në dobi të Kosovës dhe të së ardhmes së saj evropiane”, thuhet në reagimin e Qeverisë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›