E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti rus Medvedev i kthehet një kursi antikomunist, dënon publikisht vrasjet masive të diktatorit Stalin

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev thotë se vrasjet në masë të kryera nën diktatorin sovjetik, Josif Stalin, nuk mund të justifikohen. Në një video blog në faqen e tij të Internetit, zoti Medvedev, hedh poshtë pretendimet se vrasjet ishin të justifikueshme “në emër të interesave të larta shtetërore”. Ai thotë se asgjë nuk mund të vihet mbi vlerën e jetës njerëzore. Komentet e Presidentit rus bëhen në një kohë që Rusia shënon sot ditën e përkujtimit të viktimave të shtypjes sovjetike. Historianët thonë se miliona njerëz u vranë, u ekzekutuan dhe u burgosën gjatë diktaturës staliniste nga viti 1922 deri në 1953. Udhëheqësi sovjetik u përpoq të eliminonte çdo njeri që e dyshonte sadopak se nuk ishte besnik ndaj qeverisë së tij apo sfidues ndaj saj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›