E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, nis sot raundi i dytë i zgjedhjeve

Shkup-Në Maqedoni janë çelur qendrat e votimit, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, një votim që do të përcaktojë perspektivat evropiane të vendit, njoftoi Komisioni Zgjedhor. Kandidati i VMRO-DMPNE, partia konservatore në pushtet, Gjorgji Ivanov, është kundërshtari i kandidatit të Bashkimit socialdemokrat, partia kryesore e opozitës, Ljubomir Frcoski. Gjorgji Ivanov konsiderohet si kandidati më i favorshëm, pas sondazheve të fundit.

Pjesëmarrja në votim pritet të arrijë në 40 për qind të të regjistruarve që votimi të jetë i vlefshëm, përndryshe duhet të organizohen përsëri zgjedhje presidenciale me një tur të parë dhe të dytë, në bazë të dispozitave të ligjit elektoral maqedonas Sipas Komisionit Zgjedhor, pjesëmarrja në turin e parë ka qenë 56,88 për qind. Ka ende pasiguri lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve të Maqedonisë në zgjedhje, të cilët përbëjnë rreth 25 për qind të elektoratit.

Kryeministri Nikola Gruevski, i pyetur nga AFP-ja, u shpreh i bindur se pjesëmarrja do ta kalonte shifrën 50 për qind. Maqedonasit do të votojnë gjithashtu për kryetarët e 43 bashkive, si dhe të asaj në Shkup. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›