E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, takime intensive, Idrizi takon Oketën

Kanë nisur sot takimet intensive për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Pas takimit në selinë rozë mes kryesocialistit Edi Rama dhe kandidatit të mazhorancës Xhezair Zaganjori, ky i fundit është takuar në një lokal në Tiranë edhe me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.
 

Më pas, kreu i PDIU-së është takuar me ish-deputetin e PD-së, aktualisht përfaqësues i partisë “Fryma e re demokratike”, Gazmend Oketa.
 

Takimi i cili po zhvillohet në hotel “Rogner” është për të marrë mbështetje për kandidatin e mazhorancës Xhezair Zaganjori.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›