SHBA mohon ultimatumin ndaj Turqisë për Izraelin
Lajmin për anulimin e shitjeve të armëve amerikane Turqisë e publikoi e përditshmja financiare “Financial Times”, sipas të cilës presidenti i SHBA-së, Barak Obama, “e kishte paralajmëruar personalisht kryeministrin turk Recep Taip Erdoan për këtë çështje”. Sipas gazetës, “nëse Ankaraja nuk do të ndryshonte qëndrim për Izraelin dhe Iranin, nuk do t'i merrte armët amerikane që synonte të blinte”.
Nëpërmjet zëdhënësit të saj Bill Burton, Shtëpia e Bardhë e përgënjeshtroi zyrtarisht lajmin e publikuar nga “Financial Times” duke theksuar se midis Uashingtonit dhe Ankarasë “po zhvillohet një dialog dhe nuk ka asnjë ultimatum”.