E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektimet në shkolla, probleme me higjienën në 140 prej tyre

26/12/2011  Monitorimi i higjienës dhe infrastrukturës, zonat periferike më shqetësueset

Pavarësisht masave të marra, një pjesë e konsiderueshme e institucioneve shkollore në kryeqytet vijojnë të paraqesin probleme të rënda sa i takon infrastrukturës dhe higjienës, duke bërë që shpeshherë zhvillimi i procesit mësimor të mos ecë normalisht. Autoritet rajonale shëndetësore kanë monitoruar gjatë dy muajve të fundit mbi 200 shkolla të arsimit parauniversitar, duke përfshirë këtu dhe kopshtet e çerdhet, në të cilat janë konstatuar probleme të rënda. Në rreth 140 godina të kontrolluara janë konstatuar probleme dhe janë lënë detyrat përkatëse, për të cilat, në rast se nuk konstatohet një përmirësim i gjendjes gjatë kontrolleve të tjera, do të kërkohet mbyllja e tyre. Drejtuesit e ASHE-së bëjnë me dije se probleme të shumta janë shfaqur në infrastrukturën e godinave, në të cilat paraqitet nevojë e domosdoshme për rikonstruksione. Gjendja më e vështirë jo vetëm sa i takon infrastrukturës, por dhe kushteve higjienosanitare raportohet të jetë në shkollat e arsimit 9-vjeçar në zonat periferike të kryeqytetit. Ndonëse janë konstatuar këto probleme, deri tani nuk është lënë asnjë vendim për mbyllje institucioni shkollor, fakt ky që pohohet nga vetë drejtoresha e ASHR-së Liliana Ramosaco. "Janë kontrolluar rreth 200 shkolla, kopshte, çerdhe dhe janë lënë 141 procesverbale për detyra në drejtim të kushteve higjienosanitare. Nuk ka pasur as vendim mbylljeje provizore, as vendim mbyllje definitive", - deklaron drejtoresha e ASHR-së. Më tej Ramosaco sqaron se, nëse institucionet shkollore nuk do të ndërhyjnë në zbatimin e detyrave të lëna për përmirësimin e gjendjes, atëherë nuk do të hezitohet me propozimet për mbylljen e tyre, pasi mund të rrezikohet shëndeti i nxënësve. Shumë kopshte dhe çerdhe në kryeqytet gjatë nisjes së vitit të ri shkollor në shator ishin planifikuar të mbylleshin për shkak të këtyre problemeve. Por ndërhyrjet emergjente nga Bashkia bënë të mundur përmirësimin e pjesshëm të tyre, pasi mbyllja nuk i vinte në ndihmë fluksit të lartë të nxënësve që ndjekin arsimin e detyruar. Pak ditë më parë ekspertët e Bashkisë së Tiranës kanë bërë me dije se tashmë ka nisur puna për evidentimin e të gjitha institucioneve shkollore që kanë nevojë për ndërhyrje urgjent në përmirësimin e kushteve.

“Ekzistojnë disa hyrje të paligjshme, të cilat do të mbyllen dhe këtij institucioni do t’i garantohen rrethimi i tij në bazë të pronës që e njeh shteti. E dyta është se do të bëjmë një monitorim shumë më të rreptë për sa i përket trafikut të automjeteve. Këtu janë rreth 3000-3500 automjete që hyjnë në ditë dhe do të merren masat dhe me disa institucione të tjera shtetërore, qofshin këto qendrore apo lokale në hartimin e një plani dhe zgjidhjen e mirë të çështjes së parkimit të automjeteve."

Papastërtia në sallat e operacioneve

Studimet e kryera mbi kushtet në disa prej klinikave më të frekuentuara të QSUT-së kanë nxjerrë në pah probleme të rënda sa u takon papastërtive në sallat e operacioneve, ku janë konstatuar më shumë se tetë lloje të ndryshme bakteresh, si e.coli, pneumokoku, streptokoku dhe pseudomonas. Kjo për shkak të neglizhencës së treguar në pastrimin dhe dezinfektimin e duhur të ambienteve, e veçanërisht të sallave të operacionit, në përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve të pasterilizuara, përdorimin pa kriter të antibiotikëve, hyrjet dhe daljet pa kriter nëpër pavijone të familjarëve etj. Studimi ka treguar se më e rënduar situata mbetet tek onkologjiku. Ekzaminimet e kryera në këto salla që në mëngjes (pak çaste përpara hyrjes së pacientit për operacion, ku normalisht duhej të ishte kryer pastrimi, larja dhe dezinfektimi i sallave), konstatuan se asnjë prej procedurave standarde të përmendura nuk ishte kryer, duke konfirmuar kështu një neglizhencë të kushteve higjienosanitare që nga elementet bazë e deri në procedura të caktuara mjekësore. Po ashtu problematike janë shfaqur edhe hyrje-daljet e familjarëve në sallat e reanimacionit, duke rrezikuar kontaminimin infektiv të këtyre ambienteve, çka rrezikonte dhe më shumë shëndetin e të shtruarit. Gjithashtu edhe dezinfektimi i ambienteve nuk kryhej siç duhet. Në të gjitha ambientet ku janë kryer ekzaminimet për higjienën janë konstatuar mangësi të dezinfektantëve, sapunëve, paketave kirurgjike, cistinave, protokolleve të larjes së duarve etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›