Presidentit Topi i dorëzohet Çelësi i Bashkisë të Shishlit.

5 maj 2010
Stamboll, Turqi
Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin XIII Ekonomik Euro-Aziatik që po zhvillohet në Stamboll, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi pasi u takua dhe u përshëndet përzemërsisht me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov, me ish-presidentin e 9-të turk Sulejman Demirel, me ish-krerë të tjerë shtetesh të pranishëm në Samit dhe me Drejtuesin e Fondacionit Marmara, Dr. Arkan Suver, zhvilloi një takim edhe me Kryebashkiakun e Shishlit, Mustafa Sarigyl.
Gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar me këtë rast në Sallën e Këshillit Bashkiak të kësaj lagjeje të madhe dhe të rëndësishme industriale me pesë milionë banorë, pas ekzekutimit të dy himneve kombëtare, Kreut të shtetit shqiptar iu dorëzua Çelësi i qytetit të Shishlit në shenjë nderimi dhe vlerësimi për kontributin e madh në integrimin e Shqipërisë në NATO, në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme vëllazërore mes dy vendeve tona tradicionalisht mike dhe tashmë edhe aleate si dhe mes dy popujve vëllezër.
Pas marrjes në dorëzim të simbolit më domethënës të qytetit të Shishlit nga Kryebashkiaku Mustafa Sarigyl, i cili theksoi se: ‘’po i jepte çelësin e shtëpisë së tyre’’, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen dhe emocionin e thellë për këtë vlerësim që forcon edhe më tepër miqësinë dhe marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë.
* * *
Në pasditen e sotme Kreu i shtetit shqiptar zhvilloi një takim të ngrohtë dhe mallëngjyes me përfaqësues të Shoqatës së Vëllazërisë Shqiptaro-Turke si dhe me përfaqësues të vjetër të bashkësisë shqiptare në Turqi, e cila u vlerësua ‘’si një urë e fortë lidhëse mes dy popujve dhe vendeve që ndajnë së bashku jo vetëm historinë, por edhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike dhe integrimin në gjirin e familjes së madhe evropiane.’’
Në përfundim të vizitës së tij zyrtare në punimet e Samitit XIII Ekonomik Euro-Aziatik, Presidenti Topi së bashku me homologun maqedonas, Gjorgje Ivanov dhe personalitetet e tjera të larta pjesëmarrëse ishin të pranishëm sonte në darkë në Garën e madhe me kuaj të zhvilluar në Hipodromin e Stambollit, ‘’Veliefendi’’ ku i dorëzuan edhe Kupën e Samitit fituesit.